Merz: Rregulloret e tepërta po dëmtojnë popullaritetin e BE-së

Kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz paralajmëroi sot se rregulloret e tepërta po e bëjnë Bashkimin Evropian më pak të popullarizuar, duke theksuar gjithashtu se Gjermania është e gatshme të marrë një rol më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Merz, i cili javën e ardhshme do të bëhet kancelar i Gjermanisë, foli në një tubim [...]Read More...

Merz: Rregulloret e tepërta po dëmtojnë popullaritetin e BE-së

Kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz paralajmëroi sot se rregulloret e tepërta po e bëjnë Bashkimin Evropian më pak të popullarizuar, duke theksuar gjithashtu se Gjermania është e gatshme të marrë një rol më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

Merz, i cili javën e ardhshme do të bëhet kancelar i Gjermanisë, foli në një tubim të Partisë Popullore Evropiane në Valencia dhe shprehu bindjen se “ky është momenti i Bashkimit Evropian”.

“Mesazhi ynë duhet të jetë i qartë. Nëse shtetet e tjera vënë në pikëpyetje vlerat e sovranitetit kombëtar, paprekshmërisë së kufijve, lirisë dhe demokracisë, ne do të luftojmë edhe më fort për ato vlera”, theksoi kreu i Unionit Kristian-Demokrat (CDU).

Kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë e ka vënë në provë partneritetin transatlantik për sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe për sa i përket “kohezionit të të ashtuquajturit Perëndim”, vazhdoi kancelari i ardhshëm gjerman. Ai theksoi se këto sfida janë përtej kapaciteteve të shteteve evropiane për t’u përballur me to veç e veç, ndaj është më e rëndësishme se kurrë që të veprohet së bashku për “të ardhmen e shoqërive tona”.