Mes presionit të Trump për të rimarrë kanalin, Sekretari i ri amerikan i Shtetit pritet të vizitojë Panamanë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të vizitojë Panamanë, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit pasi mori detyrën. Rubio pritet të niset më 31 janar dhe të udhëtojë gjatë javës së parë të shkurtit, duke bërë ndalesa në Guatemalë, Republikën Domenikane, Kosta Rika dhe El Salvador, sipas Reuters. Trump ka akuzuar Panamanë për [...]Read More...

Mes presionit të Trump për të rimarrë kanalin, Sekretari i ri amerikan i Shtetit pritet të vizitojë Panamanë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të vizitojë Panamanë, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit pasi mori detyrën. Rubio pritet të niset më 31 janar dhe të udhëtojë gjatë javës së parë të shkurtit, duke bërë ndalesa në Guatemalë, Republikën Domenikane, Kosta Rika dhe El Salvador, sipas Reuters.

Trump ka akuzuar Panamanë për ndikimin kinez, akuza që qeveria panameze i ka mohuar me forcë.

“Ne nuk ia dhamë Kinës. Ne ia dhamë Panamasë dhe po e marrim përsëri”, tha Trump në fjalimin e tij inaugurues të hënën.

Nga ana tjetër, presidenti Jose Raul Mulino u përgjigj në X të hënën se Kanali i Panamasë “është dhe do të vazhdojë të jetë panamez”./abcnews.al