Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga Interi
Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në verë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka marrë vendimin e tij siç raporton “Corriero dello Sport”. Minutat e pakta në ndeshjet e fundit, kanë bërë që rrugët të jenë drejt ndarjes. Asllani ndërkohë ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, transmeton albinfo.ch. Ky vendim i 23-vjeçarit vjen […] The post Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga Interi appeared first on Albinfo.

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në verë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka marrë vendimin e tij siç raporton “Corriero dello Sport”.
Minutat e pakta në ndeshjet e fundit, kanë bërë që rrugët të jenë drejt ndarjes.
Asllani ndërkohë ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, transmeton albinfo.ch.
Ky vendim i 23-vjeçarit vjen para përfundimit të sezonit. Janë dhe dy trofe të rëndësishëm në lojë.
Interi po lufton për fitimin e Seria A dhe po ashtu ndodhet në finalen e Champions.
Interi shpenzoi rreth 15 milionë euro rreth dy vite më parë. Asokohe Asllani spikaste tek Empoli.
The post Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga Interi appeared first on Albinfo.