Mexhiti fton Taravarin për reflektim: Nuk do të thotë nëse nuk merresh vesh te shtëpia, të shkosh te BDI-ja
Zv/kryeministri Izet Mexhiti, i pyetur për deklaratën e Arben Taravarit se ai është takuar me Musa Xhaferin dhe Fatmir Deharin, tha se dallon komunikimi me marrëveshjen. Mexhiti tha se ai ka komunikim me të gjithë për shkak se nuk jemi në luftë, por sipas tij, dallon komunikimi me marrëveshjen. “Ne mbrëmë e ftuam Taravarin që […] The post Mexhiti fton Taravarin për reflektim: Nuk do të thotë nëse nuk merresh vesh te shtëpia, të shkosh te BDI-ja appeared first on InfoShqip.com.

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, i pyetur për deklaratën e Arben Taravarit se ai është takuar me Musa Xhaferin dhe Fatmir Deharin, tha se dallon komunikimi me marrëveshjen. Mexhiti tha se ai ka komunikim me të gjithë për shkak se nuk jemi në luftë, por sipas tij, dallon komunikimi me marrëveshjen.
“Ne mbrëmë e ftuam Taravarin që të reflekton sepse flitet dhe ka informata dhe vet e ka vërtetuar se ka bisedime me Ali Ahmetin, me BDI-në. Pra, brenda VLEN-it gjithçka është e lejueshme, është legjitime edhe për ndërtim pozicionesh edhe për ndërtim idesh, projekte politike, por demokracia ka një rregull: debatohet pro et koftra, hudhen argumentet në tavolinë dhe në fund nëse mbivotohesh shkon propozimi i shumicës në atë rast. Por kjo nuk do të thotë se nuk miresh vesh te shpija duhesh të shkosh me qëendrime të BDI”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Ai tha se VLEN-i është formuar si antipod i BDI-së dhe se votat janë fituar për ta sjell ndryshimin.
The post Mexhiti fton Taravarin për reflektim: Nuk do të thotë nëse nuk merresh vesh te shtëpia, të shkosh te BDI-ja appeared first on