Miftaraj: Pozitat publike nuk fitohen me mbiemër, por me meritë dhe përgjegjësi
Njohësi i sistemit të drejtësisë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj ka reaguar ashpër ndaj praktikave të ndarjes së pozitave në institucione publike mbi bazën e lidhjeve familjare, duke ironizuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas tij, dikur kritikonte ashpër këtë model, por tani po e praktikojnë vetë. Ai thekson se

Njohësi i sistemit të drejtësisë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj ka reaguar ashpër ndaj praktikave të ndarjes së pozitave në institucione publike mbi bazën e lidhjeve familjare, duke ironizuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas tij, dikur kritikonte ashpër këtë model, por tani po e praktikojnë vetë.
Ai thekson se në një shtet që synon drejtësinë dhe meritokracinë, pozitat duhet të fitohen me dije, përvojë dhe aftësi, e jo për shkak të mbiemrit apo trashëgimisë.
Në reagimin e tij, Miftaraj i referohet edhe përformancës së dobët të ish-ministres së Punëve të Jashtme, duke vënë në dyshim legjitimitetin e kandidaturës së saj për pozita të larta shtetërore.
Në fund, me ironi, ai thotë se pret reagimin e këshilltarit të Agim Bahtirit, të cilin e përshkruan si shembullin e “babait jo tipik” që frymëzon fëmijët të bëhen servilë për interesa personale.