Mike Huckabee emërohet si ambasador i SHBA në Izrael

Kristiani ungjillor dhe ish-prezantuesi i “talk show-t”, Mike Huckabee, është konfirmuar si ambasadori i ri i SHBA-së në Izrael. Ish-guvernatori i Arkansas ka qenë prej kohësh një mbështetës i zjarrtë i Izraelit. Ai mbështet fuqishëm vendbanimet hebraike në territoret palestineze, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. “Kjo është një ditë e madhe për [...]Read More...

Mike Huckabee emërohet si ambasador i SHBA në Izrael

Kristiani ungjillor dhe ish-prezantuesi i “talk show-t”, Mike Huckabee, është konfirmuar si ambasadori i ri i SHBA-së në Izrael.

Ish-guvernatori i Arkansas ka qenë prej kohësh një mbështetës i zjarrtë i Izraelit. Ai mbështet fuqishëm vendbanimet hebraike në territoret palestineze, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

“Kjo është një ditë e madhe për aleancën izraelito-amerikane,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke u bashkuar me anëtarët e tjerë të qeverisë së tij për të festuar rezultatin e votimit të së mërkurës./abcnews.al