Milani godet në sekondat e fundit: 19-vjeçari që i çmendi skautët
Transferimi i David Odogut te AC Milan ishte një nga lëvizjet më surprizuese të merkatos së verës për kuqezinjtë, dhe tani kanë dalë në dritë edhe detajet nga brenda marrëveshjes. Peter Christiansen, menaxheri i përgjithshëm i Wolfsburgut, ka folur për revistën Kicker, duke zbuluar se klubi gjerman kishte plane të qarta për zhvillimin e mbrojtësit […]

Transferimi i David Odogut te AC Milan ishte një nga lëvizjet më surprizuese të merkatos së verës për kuqezinjtë, dhe tani kanë dalë në dritë edhe detajet nga brenda marrëveshjes.
Peter Christiansen, menaxheri i përgjithshëm i Wolfsburgut, ka folur për revistën Kicker, duke zbuluar se klubi gjerman kishte plane të qarta për zhvillimin e mbrojtësit të ri 19-vjeçar – por gjithçka ndryshoi sapo u fut në lojë Milani.
“Ne donim që Davidi të afirmohej këtu. Kishim një plan konkret për të, që përfshinte huazimin në një klub tjetër për të rritur minutat dhe për të përshpejtuar zhvillimin e tij. Por sapo Milani shfaqi interesin, gjithçka ndryshoi plotësisht,” – u shpreh Christiansen.
Odogu u bashkua me Milanin ditët e fundit të merkatos, duke firmosur një kontratë katërvjeçare me opsion për një vit të pestë. Kuqezinjtë paguan 7 milionë euro tarifë fikse plus 3 milionë në bonuse për një nga mbrojtësit më të talentuar të brezit të tij në Gjermani, transmeton ORAinfo.
“Davidi dhe agjentët e tij ishin të bindur se ky ishte hapi i duhur për të. Ne nuk mund të qëndronim në rrugë. I urojmë gjithë të mirat në aventurën e tij të re,” – shtoi shefi i Wolfsburgut.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse lojtari do të aktivizohet menjëherë me ekipin e parë të Milanit, apo në skuadrën Milan Futuro, që synon zhvillimin e talenteve të rinj. /ORAinfo/