Milani “peshkon” Rabiotin? Lëvizje surprizë nëse largohet një emër i madh
Milani është duke ndjekur nga afër situatën e Adrien Rabiot, mesfushorit francez që është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, kuqezinjtë i kanë kërkuar agjentit të Rabiot – nënës së tij – që t’i mbajë të informuar për çdo zhvillim, për shkak të interesit të […]

Milani është duke ndjekur nga afër situatën e Adrien Rabiot, mesfushorit francez që është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, kuqezinjtë i kanë kërkuar agjentit të Rabiot – nënës së tij – që t’i mbajë të informuar për çdo zhvillim, për shkak të interesit të shtuar të rivalit të Serie A, Napolit.
Megjithëse aktualisht mesfusha e Milanit konsiderohet e kompletuar, një lëvizje në merkato mund të ndodhë vetëm në rast largimesh. Sipas burimeve pranë klubit, Yunus Musah është kandidati kryesor për t’u larguar, me Atalantën që ka shfaqur interes konkret për shërbimet e tij.
Në këtë kontekst, Rabiot është ndër emrat kryesorë në listën e Milanit, por nuk është opsioni i vetëm. Klubi do të vlerësojë të gjitha alternativat nëse krijohet një boshllëk në mesin e fushës.
Nga ana tjetër, Napoli ka lëvizur më shpejt, duke kontaktuar drejtpërdrejt me agjenten e Rabiot për të pyetur mbi kërkesat financiare të lojtarit. Presidenti Aurelio De Laurentiis duket i gatshëm të forcojë skuadrën e re nën drejtimin e Antonio Contes, dhe një profil si Rabiot do të sillte përvojë dhe ekuilibër në mesfushë.
Nuk mungon as konkurrenca nga jashtë Italisë – disa klube turke janë në pritje, duke ndjekur situatën nga afër dhe të gatshme për të ofruar një kontratë të majme nëse Rabiot nuk gjen marrëveshje në Serie A.