Ministri i Jashtëm çek kritikon propagandën e Putinit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Jan Lipavsky, u ka kërkuar njerëzve që të mos bien në “propagandën” e presidentit rus. Ky reagim i tij vjen pasi sot Vladimir Putin kishte deklaruar se ushtria ruse për Pashkët do të ndalojë të gjitha sulmet mbi Ukrainë. “Sirenat e sulmit ajror në të gjithë Ukrainën

Ministri i Jashtëm çek kritikon propagandën e Putinit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Jan Lipavsky, u ka kërkuar njerëzve që të mos bien në “propagandën” e presidentit rus. Ky reagim i tij vjen pasi sot Vladimir Putin kishte deklaruar se ushtria ruse për Pashkët do të ndalojë të gjitha sulmet mbi Ukrainë.

“Sirenat e sulmit ajror në të gjithë Ukrainën u dëgjuan vetëm pak minuta, pasi u shpall i ashtuquajturi armëpushim i Pashkëve, tregojnë se sa serioz është në të vërtetë Putini”, tha ai.

“Ukraina pranoi armëpushimin një muaj më parë, Putin vazhdon të sabotojë çdo hap drejt paqes”, shkruan Skynews