Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës në selinë e NATO-s: Dëshirojmë paqe

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov deklaroi se vendi i tij dëshiron paqe dhe ka dërguar të gjitha ekipet e tij në negociatat (e mbajtura në Stamboll), ndërsa pala ruse nuk është në të njëjtën linjë. Umerov bëri deklarata për mediat përpara takimit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, të mbajtur në selinë e Aleancës [...]Read More...

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës në selinë e NATO-s: Dëshirojmë paqe

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov deklaroi se vendi i tij dëshiron paqe dhe ka dërguar të gjitha ekipet e tij në negociatat (e mbajtura në Stamboll), ndërsa pala ruse nuk është në të njëjtën linjë.

Umerov bëri deklarata për mediat përpara takimit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, të mbajtur në selinë e Aleancës në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Sipas tij, “Grupi i Kontaktit për Ukrainën është simbol i rëndësishëm për Ukrainën. “Është simbol i unitetit, simbol i ndihmës”, tha Umerov dhe falënderoi vendet e NATO-s për mbështetjen e tyre ekonomike, politike dhe diplomatike.

“Ukraina dëshiron paqe. Ne e kemi mbështetur iniciativën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump që nga shkurti. Ukraina ka dërguar vazhdimisht ekipet e saj në negociata, por shohim se ultimatumet vazhdojnë për momentin”, theksoi Umerov.

Ministri ukrainas potencoi se dëshiron të largohet nga takimi i sotëm me rezultate pozitive.

Kreu i NATO-s, Rutte tha se “Mund të jeni të sigurt se aleatët e NATO-s janë me ju për të vazhduar të mbështesin Ukrainën përmes komandave tona në Wiesbaden (Gjermani)”.

Rutte shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e presidentit Trump për paqe të qëndrueshme. “Jam shumë i lumtur që jeni këtu, personalisht dhe së bashku me kolegët tuaj të lartë, për ta çuar këtë konflikt në një fund të qëndrueshëm”, tha Rutte duke iu drejtuar ministrit ukrainas.

Ai nënvizoi se ata do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar që presidenti rus Vladimir Putin të mos guxojë të sulmojë përsëri Ukrainën.