Ministri Mehaj e Peach flasin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës
Mehaj e Peach flasin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se sot në ministri pati një takim me përfaqësuesin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peachin, i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbot. Me anë të një […]
![Ministri Mehaj e Peach flasin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/05/mehajj.jpg)
Mehaj e Peach flasin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se sot në ministri pati një takim me përfaqësuesin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peachin, i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbot.
Me anë të një postimi në Twitter, ministri njofton se diskutuan sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimin e fortë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Ne ndajmë shqetësimet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe pajtohemi se respektimi i ligjit dhe kushtetutshmërisë është thelbësor!”, shkroi Mehaj.