Ministrja austriake përmend edhe Kosovën: Zgjerimi duhet të jetë top-prioritet i BE, iu detyrohemi partnerëve të Ballkanit Perëndimor

Ministrja austriake për Integrimet Evropiane, Claudia Plakolm, ka thënë se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE. Plakolm ka thënë se zgjerimi i BE-së, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një top-prioritet për Bashkimin Evropian. “Ne i detyrohemi partnerëve tanë, disa prej të cilëve kanë pritur kaq gjatë, të ofrojmë një

Ministrja austriake përmend edhe Kosovën: Zgjerimi duhet të jetë top-prioritet i BE, iu detyrohemi partnerëve të Ballkanit Perëndimor

Ministrja austriake për Integrimet Evropiane, Claudia Plakolm, ka thënë se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Plakolm ka thënë se zgjerimi i BE-së, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një top-prioritet për Bashkimin Evropian.

“Ne i detyrohemi partnerëve tanë, disa prej të cilëve kanë pritur kaq gjatë, të ofrojmë një perspektivë të qartë dhe të besueshme”, ka shkruar ajo.

Ky qëndrim i ministres austriake vjen pasi ajo gjatë dy javëve të fundit ka pasur rastin që të flasë me qeveritarë të shteteve të rajonit, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.