MM ua uron grave të FSK-së 8 Marsin: Edhe 1 mijë gra do të jenë pjesë e ushtrisë në katërvjet

Ministria e Mbrojtjes ua uron të gjitha pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtareve të Ministrisë së Mbrojtjes, nënave dhe grave në përgjithësi 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në këtë ditë krahas rolit të pashembullt të nënës në jetën e secilit person, kujtojnë përpjekjet e

MM ua uron grave të FSK-së 8 Marsin: Edhe 1 mijë gra do të jenë pjesë e ushtrisë në katërvjet

Ministria e Mbrojtjes ua uron të gjitha pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtareve të Ministrisë së Mbrojtjes, nënave dhe grave në përgjithësi 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në këtë ditë krahas rolit të pashembullt të nënës në jetën e secilit person, kujtojnë përpjekjet e vazhdueshme të shoqërisë për barazi gjinore por dhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht.

“Ky muaj për kombin shqiptar ndërlidhet me qëndresën për liri, demonstratat e 81-tës e Epopenë e UÇK-së. Në secilën etapë të rrugëtimit të popullit tonë për pavarësi kontribut të paçmim kanë dhënë gratë e këtij vendi. Andaj sot e përjetësisht duhet ta njohim kontributin e grave që nuk janë më, dhe të luftojmë bashkë me gratë për më shumë të drejta”.

“Beteja për barazi shoqërore nënkupton dhe barazinë gjinore, është betejë nga më të vështirat, e në këtë duhet të kontribuojmë së bashku, gra e burra, që të mund të fitojmë harmoninë shoqërore”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera shtohet se Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që gjatë katërvjeçarit të ardhshëm të ngritë numrin e pjesëtareve gra në ushtri në 1000, dhe përtej përqindjes së pjesëmarrjes të garantoj ngritje profesionale për secilin pjesëtar të FSK-së, qoftë grua apo burrë.