Modric jep leksion profesionalizmi: Në moshën 40-vjeçare vazhdon të jetë shembull për të gjithë

Modric jep leksion profesionalizmi: Në moshën 40-vjeçare vazhdon të jetë shembull për të gjithë

Luka Modrić vazhdon të impresionojë me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, edhe në moshën 40-vjeçare. Mesfushori kroat i Milanit zgjodhi të udhëtonte me një fluturim të linjës Ryanair për t’u rikthyer në Itali, duke mbërritur në aeroportin e Malpensas pas mesnate.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Modrić po kthehej nga Zadar, ku kishte kaluar disa ditë pushimi pas turneut të Milanit në Australi dhe Indonezi. Pavarësisht orarit të vonë, ai nuk përdori një avion privat apo udhëtoi në klasin e parë, por zgjodhi një fluturim të zakonshëm dhe udhëtoi i vetëm, me një çantë shpine kroate, përcjell ORAinfo.

Edhe gjatë udhëtimit, Modrić tregoi një tjetër anë të karakterit të tij. Futbollisti 40-vjeçar nuk i shmangu kërkesat e tifozëve për fotografi dhe autografe, duke u treguar i gatshëm të ndalej si gjatë fluturimit, ashtu edhe në aeroport.

Fluturimi u ul në Malpensa pas orës 01:00, por Modrić ishte i gatshëm të rikthehej në kohë për rifillimin e punës në Milanello.

Rikthimi i tij vjen në një moment kur mënyra se si disa lojtarë e kanë menaxhuar pushimet e tyre ka shkaktuar diskutime. Në këtë kontekst, Modrić vazhdon të shihet si një shembull profesionalizmi dhe përkushtimi.

Nuk është hera e parë që Modrić dhe Ryanair bëhen bashkë pjesë e vëmendjes së mediave. Por mesazhi i tij mbetet i njëjtë: pavarësisht moshës dhe gjithçkaje që ka fituar gjatë karrierës, për Modrić angazhimi ndaj Milanit mbetet prioritet. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.