Monaco bëhet pishman për huazimin e Ansu Fati, vetëm pas një muaji?

Pas një sezoni në hije te Barcelona, Ansu Fati është larguar sërish nga katalanasit këtë verë, duke u transferuar në huazim te Monaco me shpresën për të ringjallur karrierën . Megjithatë, spanjolli nuk është aktivizuar në asnjë nga 6 ndeshjet miqësore që klubi i Principatës ka zhvilluar gjatë muajit të fundit, duke ngritur dyshime te […]

Monaco bëhet pishman për huazimin e Ansu Fati, vetëm pas një muaji?

Pas një sezoni në hije te Barcelona, Ansu Fati është larguar sërish nga katalanasit këtë verë, duke u transferuar në huazim te Monaco me shpresën për të ringjallur karrierën
.
Megjithatë, spanjolli nuk është aktivizuar në asnjë nga 6 ndeshjet miqësore që klubi i Principatës ka zhvilluar gjatë muajit të fundit, duke ngritur dyshime te tifozët dhe mediat franceze, sipas të cilave Monaco mund të jetë penduar për marrëveshjen me Barcelonën, raporton ORAinfo.

Për të qetësuar situatën, trajneri Adi Hütter ka sqaruar se Fati po ndjek një program të personalizuar stërvitjeje, me marrëveshje që të mos luajë në miqësore për t’u përgatitur maksimalisht për sezonin dhe për të shmangur përsëritjen e dëmtimeve.

Ansu Fati është huazuar te Monaco me të drejtë blerjeje./ORAinfo/