“Mos ma përmend mua gruan”, agravon situata mes Tirit dhe Indritit në Big Brother VIP Albania
Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 po bëhet gjithnjë e më i tensionuar. Së fundmi, një debat i ashpër ka ndodhur mes Indrit Çobanit dhe Tiri Gjocit, ku tonet janë ngritur dhe janë shkëmbyer fjalë të forta. Gjithçka nisi kur Tiri iu drejtua Indritit me fjalët: “Shko ti rri me partneren tënde”. Por Indriti…

Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 po bëhet gjithnjë e më i tensionuar.
Së fundmi, një debat i ashpër ka ndodhur mes Indrit Çobanit dhe Tiri Gjocit, ku tonet janë ngritur dhe janë shkëmbyer fjalë të forta.
Gjithçka nisi kur Tiri iu drejtua Indritit me fjalët: “Shko ti rri me partneren tënde”.
Por Indriti nuk e priti aspak mirë këtë koment dhe reagoi menjëherë, duke iu kthyer me një ton të ashpër: “Mos ma përmend partneren o qime-kuq. Partneren tënde e ke brenda!”