Mosparaqitja e Kurtit, KPK dhe ZKPSh: Mbështesim Prokurorinë për realizimin e përgjegjësive ligjore

Pas mosparaqitjes së kryeministrit Albin Kurti, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka thënë se e inkurajojnë dhe e mbështesin Prokurorinë Speciale për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të saj, siç thuhet në komunikatë, për të fuqizuar rendin dhe ligjin në vendin tonë. Në komunikatën e tyre thuhet se zbatimi i ligjit

Mosparaqitja e Kurtit, KPK dhe ZKPSh: Mbështesim Prokurorinë për realizimin e përgjegjësive ligjore

Pas mosparaqitjes së kryeministrit Albin Kurti, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka thënë se e inkurajojnë dhe e mbështesin Prokurorinë Speciale për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të saj, siç thuhet në komunikatë, për të fuqizuar rendin dhe ligjin në vendin tonë.

Në komunikatën e tyre thuhet se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore siç thuhet në komunikatë, të kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Me rastin e deklaratave të sotme publike të dhëna nga Kryeministri Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, përkitazi me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër për paraqitjen e tij në prokurori, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”.

“Sipas KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, këto deklarime përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime personale që ka ai për sundimin e ligjit, sepse veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe Kryeministrin, Qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit”, thuhet në komunikatë.

KPK dhe ZKPSH potencojnë se deklaratat e dhëna në vazhdimësi nga Kurti e dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe sipas tyre, kanë për qëllim minimin e angazhimit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Pa marrë parasysh përpjekjet për degradimin e organeve kushtetuese nga ana e Kryeministrit Kurti, KPK dhe Prokurori i Shtetit inkurajojnë dhe mbështesin fuqishëm Prokurorinë Speciale për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të saj, siç janë hetimi, ndjekja dhe ndriçimi i secilit rast penal që bie në kompetencë të saj, me qëllim të ngritjes së moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit në vendin tonë”, thuhet tutje në komunikatë.