Moti sot i vranët, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte pritet të mbajë mot i vranët, por me intervale me diell. Gjatë ditës mund të ketë edhe reshje shiu. Temperaturat parashihen të lëvizin nga 2 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius. “Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte pritet të mbajë mot i vranët, por me intervale me diell. Gjatë ditës mund të ketë edhe reshje shiu.
Temperaturat parashihen të lëvizin nga 2 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius.
“Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.