MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndaluar rreptësisht ndezjen e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Duke shpërndarë vendimin e marrë nga MPB-ja, Sveçla thotë se ndalimi vlen për të gjitha llojet e zjarreve, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndaluar rreptësisht ndezjen e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Duke shpërndarë vendimin e marrë nga MPB-ja, Sveçla thotë se ndalimi vlen për të gjitha llojet e zjarreve, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjen e fishekzjarrëve.

“Ndezja e zjarreve është vepër penale andaj shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij” deklaroi Sveçla.