Muharremi: VV-ja është tkurrur, por ka fituar rreth 42% të votave
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar rezultatin e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka vlerësuar se nuk është lehtë të vlerësohet nëse kjo parti ka fituar apo ka humbur në këto zgjedhje. Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se VV-ja është tkurrur, por ka fituar rreth 42% të votave. “Kjo temë

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar rezultatin e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka vlerësuar se nuk është lehtë të vlerësohet nëse kjo parti ka fituar apo ka humbur në këto zgjedhje.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se VV-ja është tkurrur, por ka fituar rreth 42% të votave.
“Kjo temë po diskutohet në publik, por nuk ka një përgjigje të lehtë. LVV është tkurrur, por ka fituar rreth 42% të votave. Prapë mbetet partia më e madhe. Ironikisht, LVV me gjithë këto vota të fituara ka humbur gjithashtu, sipas strategjisë dhe indikatorëve të saj. Kush e mposhti LVV-në? E mposhti vetja dhe strategjia ‘O krejt, o asgjë’ e Albin Kurtit. E mposhti lakmia për pushtet absolut. Dallimi në vota nuk e prezeton mirë tkurrjen sa edhe korrektimit në përqindje nga 50.2% në 42%. Strategjia e LVV-së dhe Albin Kurtit ka qenë e tillë që gjithçka ndër 45% është baraz me zero”, ka shkruar Muharremi.