Mulaj: Dalja në treg të lirë mund t’i nxjerrë bizneset jashtë tregut

Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë dhe energjetikës, e cilëson vendimin  për të dalë në treg të lirë si të nxituar dhe të pakoordinuar me realitetin e tregut. Ai vlerëson se kalimi i bizneseve të mëdha në tregun e lirë është bërë mbi bazën e një marrëveshjeje paraprake mes ZRRE-së dhe Qeverisë, pa u siguruar më

Mulaj: Dalja në treg të lirë mund t’i nxjerrë bizneset jashtë tregut


Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë dhe energjetikës, e cilëson vendimin  për të dalë në treg të lirë si të nxituar dhe të pakoordinuar me realitetin e tregut. Ai vlerëson se kalimi i bizneseve të mëdha në tregun e lirë është bërë mbi bazën e një marrëveshjeje paraprake mes ZRRE-së dhe Qeverisë, pa u siguruar më parë se tregu është funksional dhe konkurrues.

‘’ Si duket ZREE dhe qeveria e Kosovës kanë pasur një marrëveshje paraprake që t’i nxjerrin më 1 qershor bizneset e mëdha në treg të lirë dhe natyrisht sipas meje tregu nuk është i përgatitur për daljen e bizneseve të mëdha në treg’’, tha Mulaj.

Sipas tij, aktualisht ekziston vetëm një operator që ofron energji për këto biznese, me çmime shumë më të larta se sa ishin më parë. Ai thekson se kjo nuk është treg i lirë, por monopoli i një ofruesi të vetëm, që e ka edhe shërbimin universal.

‘’Deri tash është veç një operator edhe ai me çmim shumë të lartë .Tregu i lirë nënkupton çmime konkurruese që janë në harmoni me tregun e jo kur vetëm një operator ofron ato oferta dhe ai e ka monopolin e shërbimit universal’’, deklaroi ai.

Rritja e çmimit deri në 250%, sipas Mulajt, do të reflektohet në rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në treg, duke e dëmtuar drejtpërdrejt konsumatorin dhe duke nxjerrë shumë biznese nga tregu, sidomos ato që kanë marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund të përballojnë rritjen e kostove.

‘’Rritja e çmimit për rreth 250% nënkupton edhe rritjen e produkteve edhe shërbimeve, realisht këto biznese mund t’i nxjerrë jashtë tregut për shkak se rrit në mënyrë të shpejt çmimet e tyre dhe i ka zënë pa përgatite sidomos ato që kanë marrëveshje me distributor evropian e rajonal’’, përfundoi Mulaj.