Mungesa e vezëve po detyron industrinë ushqimore të mendojë ndryshe

Rritja e kërkesës dhe eliminimi i pulave për shkak të gripit të shpendëve kanë rritur çmimet e vezëve, duke i dhënë mundësi zgjidhjeve vegane që të tërheqin më shumë vëmendje. Që nga janari i vitit 2022, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 1,600 shpërthime të gripit të shpendëve në industrinë e pulave – rishfaqja më […] The post Mungesa e vezëve po detyron industrinë ushqimore të mendojë ndryshe appeared first on Albinfo.

Mungesa e vezëve po detyron industrinë ushqimore të mendojë ndryshe

Rritja e kërkesës dhe eliminimi i pulave për shkak të gripit të shpendëve kanë rritur çmimet e vezëve, duke i dhënë mundësi zgjidhjeve vegane që të tërheqin më shumë vëmendje.

Që nga janari i vitit 2022, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 1,600 shpërthime të gripit të shpendëve në industrinë e pulave – rishfaqja më e madhe e virusit që prej vitit 2016. Viruset e gripit aviar të nëntipit H5N1 janë shumë të rrezikshëm dhe mund të shkaktojnë deri në 100% vdekshmëri tek pulat. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mbi 168 milionë zogj kanë vdekur ose janë therur për shkak të pranisë së virusit shumë patogjen HPAI A(H5), t4ansmeton albinfo.ch.

Kjo humbje e pulave që bëjnë vezë ka çuar në rritje rekord të çmimeve të vezëve në SHBA, duke e detyruar qeverinë të ndërhyjë.

Në një artikull për Wall Street Journal në shkurt, Sekretarja Amerikane e Bujqësisë, Brooke Rollins, kritikoi administratën Biden për mungesë veprimi dhe njoftoi një financim prej 1 miliard dollarësh për mbrojtjen e industrisë së shpendëve dhe uljen e çmimeve të vezëve, përveç kompensimeve për fermerët që detyrohen të therrin shpendët.

Edhe industria evropiane në krizë

Edhe Evropa është prekur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, që nga viti 2021 janë raportuar rreth 134 milionë raste të therjes së shpendëve për shkak të gripit aviar. Tregu evropian i vezëve ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Në Zvicër, janë regjistruar disa raste të gripit të shpendëve në zogj të egër dhe të butë, dhe autoritetet kanë vendosur masa për mbylljen e shpendëve në zonat e prekura. Megjithatë, nuk ka pasur therje masive.

Kërkesa për vezë ka vazhduar të rritet për shkak të perceptimit të tyre si ushqim i shëndetshëm dhe trendit drejt dietave të pasura me proteina. Shtatorin e kaluar, qeveria zvicerane rriti kuotën e importit për vezë me taksë të ulët me 7,500 tonë (rritje 43%) për të përmbushur kërkesën. Supermarketet, veçanërisht Migros, kanë pasur vështirësi për të mbajtur raftet e mbushura.

Sipas Migros, në vitin 2024 kërkesa për vezë u rrit me rreth 10%, ndërsa për vezët e freskëta të lira nga Zvicra edhe më shumë. Kjo kërkesë nuk përmbushet dot nga prodhimi vendas dhe importet gjithashtu përballen me kufizime për shkak të kërkesës së rritur në të gjithë Evropën.

Një sektor që mund të përfitojë nga kjo situatë janë alternativat bimore për vezët. Edhe pse më pak të njohura se zëvendësuesit e mishit, këto produkte po fitojnë terren, sidomos mes konsumatorëve që ndjekin stil jete etik dhe ekologjik.

Kompania Just Egg nga San Francisko prodhon vezë nga fasulja mung dhe ka parë rritje të ndjeshme për shkak të mungesës së vezëve tradicionale. Sipas drejtuesit të marketingut, Thomas Rossmeissl, “rreth 91% e konsumatorëve tanë nuk janë veganë apo vegjetarianë, por 56% kthehen për të blerë sërish – kjo tregon një ndryshim të qëndrueshëm në zakonet e blerjes së vezëve”.

Edhe në Zvicër, interesimi për zëvendësuesit bimorë të vezëve është rritur. Kompania zvicerane EggField përdor qiqra dhe bizele për të rikrijuar shijen dhe strukturën e vezëve për përdorim në gatim apo pjekje.

Sipas bashkëthemeluesit dhe CEO-s, Silvan Leibacher, “këtë tremujor kemi shitur 53% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – zëvendësimi i vezëve është bërë temë e rëndësishme në industri”.

EggField furnizon restorante dhe furra buke në Zvicër dhe ka partnerë ndërkombëtarë si Bäko dhe German Producers. Rreth 40 kompani të mëdha ushqimore nga BE aktualisht janë në fazën e testimit të produkteve të tyre, për të reduktuar rrezikun nga mungesat e ardhshme dhe rritjet e mundshme të çmimeve.

Ndërsa gjigantët si Nestlé dhe Lindt & Sprüngli nuk janë prekur ndjeshëm për shkak të përdorimit të ulët të vezëve në produktet e tyre, tendenca për alternativa është e dukshme në mbarë sektorin ushqimor.

 

The post Mungesa e vezëve po detyron industrinë ushqimore të mendojë ndryshe appeared first on Albinfo.