Mustafa: Nëse s’i integrojmë serbët në institucione, ka rrezik që të organizohen sikurse në Banjska dhe jo vetëm në Veri

Derisa Kosova po has në vështirësi për t’u konsoliduar dhe për t’iu dhënë epilog problematikave që i ka barrë mbi shpinë, sikurse ajo e dialogut me Serbinë,  paralajmërimet për rreziqet e sigurisë që mund tëcenojnë shtetin nuk mungojnë. Historiani Oliver Schmit në njëintervistë të para pak kohe, ka thënë se Kosova është një nga shtetet më

Mustafa: Nëse s’i integrojmë serbët në institucione, ka rrezik që të organizohen sikurse në Banjska dhe jo vetëm në Veri

Derisa Kosova po has në vështirësi për t’u konsoliduar dhe për t’iu dhënë epilog problematikave që i ka barrë mbi shpinë, sikurse ajo e dialogut me Serbinë,  paralajmërimet për rreziqet e sigurisë që mund tëcenojnë shtetin nuk mungojnë. Historiani Oliver Schmit në njëintervistë të para pak kohe, ka thënë se Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara. 

Akademiku Isa Mustafa në një intervistë për Gazetën Exprsss thotë se për sa kohë NATO është nëKosovë përmes ushtarëve të KFOR-it e veçanërisht me ushtarët amerikanë, s’ka rrezik nga Serbia.

Ai bën përgjegjës presidenten Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për kultivimin e shpërthimit të luftës me Serbinë.

“ Jo se ai realisht ka ekzistuar por për të mbuluar dështimet në qeverisjen e vendit dhe për të arsyetuar ndërhyrjen në veri të vendit me forca policore në emër të sovranitetit”, shprehet Mustafa.

Duke folur për serbët e Kosovës, Mustafa thotë se nëse ata s’do të integrohen në institucione te Kosovës, duhet të llogaritet rreziku permanent nga organizimi i tyre në Veri të vendit, njëjtë sikur ka ndodhur në Banjska, me përkrahje dhe shtytje të Serbisë.

“Mirëpo, nëse nuk arrijmë që serbët ti integrojmë në institucione, duhet të llogaritet në rrezikun permanent nga organizimi i tyre në veri të vendit dhe jo vetëm në veri, ashtu siç ndodhi në Banjska, me përkrahje dhe shtytje të Serbisë. Serbet duhet ti pranojnë institucionet e Kosovës si të tyre dhe jo vetëm të jenë formalisht në Parlament, në Qeveri dhe në krye të një numri të madh të komunave e realisht të diktohen nga qeveria serbe”, ka thënë Isa Mustafa për Gazetën Express.

Rrezik tjetër me peshë të rëndë që mund t’i kanoset në të ardhmen Kosovës, sipas Mustafës, është edhe tërheqja e trupave amerikane nga Kosova. Ai thotë se për këtë ka pasur paralajmërime që nga viti 2020, nëse Kosova s’tregon interes për paqe e stabilitet.