NATO dhe BE të shqetësuara për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë/ Trump: Mund të sjellë probleme të mëdha
NATO dhe BE kanë ngritur shqetësimet për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë. Zyrtarët thonë se Putini po e vë në provë vendosmërinë e Perëndimit Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës pa leje dhe qëndruan për rreth 12 minuta, deklaroi më herët Ministria e Jashtme e [...]Read More...

NATO dhe BE kanë ngritur shqetësimet për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë.
Zyrtarët thonë se Putini po e vë në provë vendosmërinë e Perëndimit Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës pa leje dhe qëndruan për rreth 12 minuta, deklaroi më herët Ministria e Jashtme e Estonisë.
Incidenti vjen mes tensioneve në rritje midis Rusisë dhe anëtarëve të NATO-s.
Lidhur me këtë situatë pati një reagim edhe nga Trump.
“Nuk më pëlqen kjo lëvizje. Nuk më pëlqen kur kjo ndodh. Mund të jetë një problem i madh.”, tha Donald Trump
Po ashtu edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi veprimin duke nënvizuar: “Ne do t’i përgjigjemi çdo sfide me vendosmëri, ndërsa investojmë në një krah lindor më të fortë.”
Kryeministri estonez njoftoi se vendi i tij do t’i kërkojë NATO-s të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili parashikon konsultime midis aleatëve në rast të një kërcënimi ndaj njërit prej anëtarëve të tij, pasi tre avionë rusë pushtuan hapësirën e saj ajrore.