Ndahet nga jeta aktori i njohur i Hollywood-it
Ylli i “Little House on the Preirie” Jack Lilley, ka vdekur në moshën 91-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur aktorja, Melissa Gilbert duke konfirmuar lajmin tronditës. Gilbert i bëri homazhe Lilley të premten në Instagram, duke e quajtur atë një nga “njerëzit e saj të preferuar në planet” dhe duke kujtuar disa kujtime vërtet…

Lajmin e ka bërë të ditur aktorja, Melissa Gilbert duke konfirmuar lajmin tronditës.
Gilbert i bëri homazhe Lilley të premten në Instagram, duke e quajtur atë një nga “njerëzit e saj të preferuar në planet” dhe duke kujtuar disa kujtime vërtet të ëmbla me të, si kur ai e mësoi atë të hipte në kalë.
Lilley e nisi si një stuntman, dhe punoi si foto dyshe e aktorit Victor French , si dhe mori një sërë rolesh në ‘Little House’ nga viti 1974 deri në 1983.
Melissa qartë kishte një dashuri të thellë për Lilley, duke ndarë kujtime më të dashura me të.
Ajo e përfundoi nderimin e saj duke thënë se ai “gjithmonë ndihej si në shtëpinë time” dhe se ajo ishte “aq me fat që ai ishte miku im”./tmz