Ndalohet dhe më pas lirohet ish-deputeti i Kosovës nga autoritetet serbe
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare, gjatë udhëtimit të tij drejt Sllovenisë. Ndalimi i tij ka shkaktuar reagime të menjëhershme në Kosovë, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila ka njoftuar për lirimin e tij të menjëhershëm disa orë më […] The post Ndalohet dhe më pas lirohet ish-deputeti i Kosovës nga autoritetet serbe appeared first on Albinfo.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare, gjatë udhëtimit të tij drejt Sllovenisë.
Ndalimi i tij ka shkaktuar reagime të menjëhershme në Kosovë, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila ka njoftuar për lirimin e tij të menjëhershëm disa orë më pas.
Sipas MPJD-së, Agusholli ka vazhduar rrugën e tij dhe ndodhet tashmë jashtë territorit të Serbisë. Ministria, në reagimin e saj zyrtar, ka dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si praktikë represive që shkel të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,” thuhet në njoftimin e MPJD-së.
The post Ndalohet dhe më pas lirohet ish-deputeti i Kosovës nga autoritetet serbe appeared first on Albinfo.