Ndalohet personi i cili e kishte shkaktuar aksi’dentin në fshatin Dren më 17 shkurt
Policia ka arritur të identifikojë personin dhe automjetin e përfshirë në aksidentin që ndodhi më 17 shkurt në mes dy veturave, i cili kishte ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Jarinje, më saktësisht në fshatin Dren. I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në ditën kur kishte ndodhur aksidenti. “Pas hetimeve dhe verifikimeve profesionale të kryera

Policia ka arritur të identifikojë personin dhe automjetin e përfshirë në aksidentin që ndodhi më 17 shkurt në mes dy veturave, i cili kishte ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Jarinje, më saktësisht në fshatin Dren.
I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në ditën kur kishte ndodhur aksidenti.
“Pas hetimeve dhe verifikimeve profesionale të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar i dyshuari D.V., i lindur në vitin 1972 i cili është intervistuar në lidhje me aksidentin dhe largimin nga vendi i ngjarjes. Rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt dhe i njëjti është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër tjera, shtohet se gjatë verifikimit në bazën e të dhënave të policisë, është konstatuar se i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjetin nën masën e shqiptuar për ndalimin e ngasjes së automjeteve. Për këtë arsye, ndaj tij është shqiptuar kundërvajtje.