Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, ishte me prejardhje nga Sllupçani

Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, ishte me prejardhje nga Sllupçani

Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, i cili ishte nga një familje me prejardhje nga Sllupçani.

Ja njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëfshatarë,
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Jusufi Demiri, djali i Haxhi Qani Demirit, familje me prejardhje nga Sllupçani, që jetojnë në Shkup.
Jusufi ishte luftëtar gjatë vitit 2001 në Sllupçan. Ai ishte familjar i Mësuesit Hatip Demiri dhe i Hoxhës Sulejman Demirit (Molla Sulës).
Për ngushëllime, konaku i familjes është në Shkup ( përball Shkollës Imri Elezi Shkup ) deri ditën e martë.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus, ndërsa familjarëve dhe miqve All-llahu ua shtoftë gajretin.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.