Ndihma britanike për Kosovën, krijohen Ekipe të Përbashkëta të Hetimit kundër financave të paligjshme dhe krimit të organizuar
Sistemi Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë me dije se sot janë lansuar ekipet e përbashkëta të hetimit kundër financave të paligjshme dhe kundër krimit të organizuar në Kosovë. Kjo është bërë falë përkrahjes së Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të projektit Sustainable Criminal Justice Solutions. Në këtë takim
Sistemi Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë me dije se sot janë lansuar ekipet e përbashkëta të hetimit kundër financave të paligjshme dhe kundër krimit të organizuar në Kosovë. Kjo është bërë falë përkrahjes së Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të projektit Sustainable Criminal Justice Solutions.
Në këtë takim është bërë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut e përfaqësuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, që ka ardhur pas miratimit nga ana e KPK-së më 3 mars 2025 i Rregullores për Themelimin dhe Funksionimin e Ekipeve të Përbashkëta të Hetimit.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, që ka marrë pjesë në këtë ngjarje është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me nisjen e kësaj iniciative për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.
“Kam pasur kënaqësinë të marr pjesë në nisjen zyrtare të sotme të Ekipeve të Përbashkëta Hetimore (EPH) në Kosovë, pas miratimit të Rregullores për EPH-të nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Ky mekanizëm i ri institucional synon të rrisë efektivitetin dhe efikasitetin e hetimeve për krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke siguruar bashkëpunim më të fortë institucional”, ka shkruar ambasadori britanik.