Në 2024-ën rreth 25% e vde*kjeve në trafik ishin këmbësorë
Policia e Kosovës ka apeluar për siguri në rrugë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, policia jep disa këshilla për pjesëmarrësit në komunikacion. -Shoferë, vëmendja shpëton jetë! Respektoni semaforin, shpejtësinë dhe ndaloni për këmbësorët. Çdo gabim mund të jetë fatal! -Këmbësorë, bëhuni të dukshëm, përdorni vendkalimet dhe gjithmonë kontrolloni për automjete. Një moment pa kujdes

Policia e Kosovës ka apeluar për siguri në rrugë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, policia jep disa këshilla për pjesëmarrësit në komunikacion.
-Shoferë, vëmendja shpëton jetë! Respektoni semaforin, shpejtësinë dhe ndaloni për këmbësorët. Çdo gabim mund të jetë fatal!
-Këmbësorë, bëhuni të dukshëm, përdorni vendkalimet dhe gjithmonë kontrolloni për automjete. Një moment pa kujdes mund të ndryshojë gjithçka!
Teksa, sipas statistikave të policisë, në vitin 2024 rreth 25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë.