Në Gjermani sërish u protestua kundër të djathtës ekstreme
Sërish qindra mijëra njerëz demonstruan në të gjithë Gjermaninë kundër ekstremizmit të djathtë dhe pro diversitetit. Rreth 250.000 vetë u mblodhën vetëm në Mynih. Në shumë qytete në Gjermani u zhvilluan mitingje kundër ekstremizmit të djathtë dhe kundër bashkëpunimit me AfD të shtunën (08.02.). Në Mynih demonstrata u zhvilluan nën moton “Demokracia ka nevojë për […] The post Në Gjermani sërish u protestua kundër të djathtës ekstreme appeared first on Albinfo.

Sërish qindra mijëra njerëz demonstruan në të gjithë Gjermaninë kundër ekstremizmit të djathtë dhe pro diversitetit. Rreth 250.000 vetë u mblodhën vetëm në Mynih.
Në shumë qytete në Gjermani u zhvilluan mitingje kundër ekstremizmit të djathtë dhe kundër bashkëpunimit me AfD të shtunën (08.02.). Në Mynih demonstrata u zhvilluan nën moton “Demokracia ka nevojë për ty”. Sipas informacioneve të policisë u mblodhën rreth 250.000 vetë. Organizatorët folën për më shumë se 320.000.
Organizatorët e nismës “Mynihu është shumëngjyrësh” thanë, se ata donin të dërgonin “një sinjal të fuqishëm për diversitetin, dinjitetin njerëzor, kohezionin dhe demokracinë” përpara zgjedhjeve parlamentare më 23 shkurt. Po ashtu të dërgonin një paralajmërim, se “urrejtja, përjashtimi dhe grupet ekstremiste të krahut të djathtë po bëhen një kërcënim për demokracinë”.
The post Në Gjermani sërish u protestua kundër të djathtës ekstreme appeared first on Albinfo.