Në kryeqytet kapen 34 qen endacakë, dërgohen në strehimore
Në Prishtinë, Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë përgjatë ditës së enjte kanë kapur gjithsej 34 qen endacakë. Sipas një njoftimi, qentë u kapën në zona të ndryshme të Prishtinës, dhe janë transportuar në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim. Ndarja sipas zonave: -Rr. Ndue Përlleshi: 5; -Sheshet kryesore: 2; -Parku i qytetit: 1;

Në Prishtinë, Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë përgjatë ditës së enjte kanë kapur gjithsej 34 qen endacakë.
Sipas një njoftimi, qentë u kapën në zona të ndryshme të Prishtinës, dhe janë transportuar në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.
Ndarja sipas zonave:
-Rr. Ndue Përlleshi: 5;
-Sheshet kryesore: 2;
-Parku i qytetit: 1;
-Xhamia e Llapit: 4;
-Emshir: 4;
-Ulpiana: 3;
-Zonat afër sheshit: 4;
-Sheshi: 1;
-Katedralja: 1;
-Biblioteka: 1;
-Lagjja e Spitalit: 2;
-Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6./Klankosova.tv