Në orët e para të ditës, Cyrihu u shkund nga tërmeti
Një tërmet me magnitudë rreth 3.1 ballë sipas shkallës Rihter goditi zonën pranë Affoltern am Albis në kantonin e Cyrihut të mërkurën në orët e para të mëngjesit, njoftoi Shërbimi Sizmologjik Zviceran (SED) i ETH Zurich, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch. Tërmeti ndodhi në orën 3:42 të mëngjesit dhe, sipas SED, dridhja mund të jetë ndjerë […] The post Në orët e para të ditës, Cyrihu u shkund nga tërmeti appeared first on Albinfo.

Një tërmet me magnitudë rreth 3.1 ballë sipas shkallës Rihter goditi zonën pranë Affoltern am Albis në kantonin e Cyrihut të mërkurën në orët e para të mëngjesit, njoftoi Shërbimi Sizmologjik Zviceran (SED) i ETH Zurich, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Tërmeti ndodhi në orën 3:42 të mëngjesit dhe, sipas SED, dridhja mund të jetë ndjerë me forcë pranë epiqendrës së tij. Megjithatë, pritet që dëmet të jenë minimale, pasi një tërmet me këtë magnitudë zakonisht nuk shkakton dëme serioze.
Në Zvicër dhe rajonet përreth regjistrohen mesatarisht tre deri në katër tërmete në ditë, ose rreth 1,000 deri në 1,500 dridhje në vit. Vetëm të hënën e kaluar, një tërmet tjetër me magnitudë 3 ballë u ndje pranë Rheinfelden. Rreth 10 deri në 20 tërmete me magnitudë prej 2.5 ballë e më shumë ndihen çdo vit nga popullsia në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
The post Në orët e para të ditës, Cyrihu u shkund nga tërmeti appeared first on Albinfo.