Spanja destinacioni më i popullarizuar për pasagjerët e Swiss në 2024

Spanja rezultoi destinacioni më i preferuar i pasagjerëve të Swiss Air në vitin 2024, me 3.1 milion nisje nga aeroportet e Zvicrës, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO). Në vend të dytë renditet Britania e Madhe me 2.89 milion pasagjerë të nisur, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch. Në vijim janë destinacionet […] The post Spanja destinacioni më i popullarizuar për pasagjerët e Swiss në 2024 appeared first on Albinfo.

Spanja destinacioni më i popullarizuar për pasagjerët e Swiss në 2024

Spanja rezultoi destinacioni më i preferuar i pasagjerëve të Swiss Air në vitin 2024, me 3.1 milion nisje nga aeroportet e Zvicrës, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO). Në vend të dytë renditet Britania e Madhe me 2.89 milion pasagjerë të nisur, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.

Në vijim janë destinacionet e tjera më të njohura ajrore në mesin e pasagjerëve zviceranë: Gjermania me 1.5 milion, Portugalia 1.49 milion, Franca 1.36 milion dhe Italia 1.35 milion. Në total, 79% e fluturimeve drejt dhe nga Zvicra ishin drejt vendeve evropiane.

FSO vë në dukje se aeroporti i nisjes ka ndikim të madh në zgjedhjen e destinacionit. Për shembull, nga Cyrihu fluturuan katër herë më shumë pasagjerë drejt Gjermanisë sesa drejt Francës, ndërsa nga Gjeneva tendenca ishte e kundërt.

Sa i përket destinacioneve jashtë Evropës, 8% e pasagjerëve udhëtuan drejt Azisë, një përqindje e barabartë drejt Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Jugore, 5% drejt Afrikës dhe 0.4% drejt Oqeanisë, transmeton albinfo.ch.

Korriku mbetet muaji më i ngarkuar me 2.6 milion nisje, ndërsa janari dhe nëntori regjistrojnë më pak fluturime, me rreth 1.5 milion pasagjerë secili.

Sipas FSO-së, destinacione dimërore si Cape Town në Afrikën e Jugut dhe Phuket në Tajlandë janë veçanërisht të kërkuara gjatë dimrit, ndërsa ishujt mesdhetarë si Majorka në Spanjë dhe Kreta në Greqi janë më të preferuar nga prilli deri në tetor.

Në total, në vitin 2024, 24 milion pasagjerë nisën fluturimin nga aeroportet zvicerane, pak më pak se rekordi prej 25 milionësh të vitit 2019, para pandemisë Covid-19, transmeton albinfo.ch.

The post Spanja destinacioni më i popullarizuar për pasagjerët e Swiss në 2024 appeared first on Albinfo.