Në Prishtinë ndezen qirinj në nderim të viktimave të masakrës në Austri

Qytetarë të Prishtinës ndezën mbrëmjen e sotme qirinj pranë Katedrales së qytetit, në një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit të armatosur në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë. Ngjarja u organizua nga Shoqata Ukrainë-Kosovë dhe Qendra Hebraike e Kosovës, si shenjë solidariteti me familjet e prekura nga tragjedia, përcjell albinfo.ch. Sulmi ndodhi […] The post Në Prishtinë ndezen qirinj në nderim të viktimave të masakrës në Austri appeared first on Albinfo.

Në Prishtinë ndezen qirinj në nderim të viktimave të masakrës në Austri

Qytetarë të Prishtinës ndezën mbrëmjen e sotme qirinj pranë Katedrales së qytetit, në një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit të armatosur në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë. Ngjarja u organizua nga Shoqata Ukrainë-Kosovë dhe Qendra Hebraike e Kosovës, si shenjë solidariteti me familjet e prekura nga tragjedia, përcjell albinfo.ch.

Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme “Dreierschützengasse”, ku një person i armatosur vrau 10 të rinj dhe la të tjerë të plagosur. Në total, njëmbëdhjetë persona humbën jetën, duke tronditur të gjithë vendin.

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, e cilësoi ditën e sotme si “një ditë të errët në historinë e vendit tonë”.

 

The post Në Prishtinë ndezen qirinj në nderim të viktimave të masakrës në Austri appeared first on Albinfo.