Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik

Bëhet e ditur se sopranoja e njohur Adelina Paloja dhe pianistja Alba Muçolli-Dehiri do të interpretojnë një koncert-recital klasik sot, në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve. Ky koncert i është dedikuar komunitetit arbëresh, të cilët kanë ruajtur traditën dhe shpirtin shqiptar për mbi 5 shekuj, përcjell albinfo.ch. Vlen të theksohet se në këtë koncert […] The post Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik appeared first on Albinfo.

Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik

Bëhet e ditur se sopranoja e njohur Adelina Paloja dhe pianistja Alba Muçolli-Dehiri do të interpretojnë një koncert-recital klasik sot, në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve. Ky koncert i është dedikuar komunitetit arbëresh, të cilët kanë ruajtur traditën dhe shpirtin shqiptar për mbi 5 shekuj, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se në këtë koncert do të interpretohen vepra për vokal dhe piano solo nga kompozitorët më të shquar shqiptarë, duke përfshirë Rafet Rudin me “Arbëresh Song” dhe “Këmbanat Arbëreshe”, si dhe Rauf Dhomi me “Aria e Marlulës”, nga opera “Dasma Arbëreshe”, së bashku me vepra të tjera me motive arbëreshe dhe kombëtare.

Ky koncert, që do të mbahet sot në orën 18:30, në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve, ofron një mundësi të veçantë për të shijuar muzikën e pasur kulturore të komunitetit arbëresh dhe për të nderuar trashëgiminë e tij.

The post Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik appeared first on Albinfo.