Në “Wembley”, priten 20 mijë tifozë kuqezi
Ndeshja Angli-Shqipëri do të luhet në “Wembley” dhe pritet me shumë emocione. Stadiumi mitik do të jetë me kapacitet të plotë, 87 mijë të pranishëm, aq sa është edhe kapaciteti zyrtar i lejuar nga UEFA. Bileta për këtë takim kanë “avulluar” prej kohësh, me stadiumin që është “Sold Out”, përcjell albinfo.ch. Zyrtarisht në Wembley do […] The post Në “Wembley”, priten 20 mijë tifozë kuqezi appeared first on Albinfo.

Ndeshja Angli-Shqipëri do të luhet në “Wembley” dhe pritet me shumë emocione. Stadiumi mitik do të jetë me kapacitet të plotë, 87 mijë të pranishëm, aq sa është edhe kapaciteti zyrtar i lejuar nga UEFA. Bileta për këtë takim kanë “avulluar” prej kohësh, me stadiumin që është “Sold Out”, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarisht në Wembley do të jenë të pranishëm 5600 tifozë shqiptarë, aq sa i takojnë FSHF-së, por ky numër, duke iu referuar edhe mediave angleze, pritet të jetë shumë herë më i madh. Shqiptarët e shumtë që jetojnë në Londër dhe Angli kanë pasur akses të blejnë bileta në sektorë të ndryshëm të stadiumit. Sipas mediave në ishull, më 21 mars në Wembley pritet të jenë afro 20 mijë tifozë shqiptarë.
Për herë të parë pas 21 vitesh, zyrtarisht nuk do të ketë më grupime apo bileta të rezervuara, si në rastin e TKZ. Ky vendim nuk është pritur mirë nga ky grupim, i cili e ka konsideruar hakmarrje ndaj tyre për qëndrimet që ka mbajtur së fundmi.
FSHF ndërkohë ka reaguar duke u shprehur se ky sistem është vendosur për të garantuar një proces të hapur dhe të drejtë, ku çdo tifoz ka mundësi të barabartë për të qenë pjesë e mbështetjes së Kombëtares.
The post Në “Wembley”, priten 20 mijë tifozë kuqezi appeared first on Albinfo.