Neda e Arbëri zgjodhën banoret që do shkojnë në nominim për të shtunën – Garë e fortë mes dy vajzave
Kjo e martë solli një metodë të re nominimi në shtëpinë e BBV, ku rolin kryesorë e luajtën opinionistët. Secili prej opinionistëve zgjodhi banorin më të rrezikuar të secilit grup, sipas ndarjes së bazuar nga uljet në divanët e shtëpisë gjatë prime-ve. Do të ketë një votim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do…

Secili prej opinionistëve zgjodhi banorin më të rrezikuar të secilit grup, sipas ndarjes së bazuar nga uljet në divanët e shtëpisë gjatë prime-ve.
Do të ketë një votim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunë.
Banorët sugjeruan si më poshtë:
Aldo: Unë
Danja: Loredana
Loredana: Aldo
Gerta: Aldo
Laert: Tiri
Tiri: Unë
Valbona: Tiri
Gjesti: Livia
Egli: Livia
Livia: Tiri
Rozana: Livia
Arbër Hajdari: Mua më pëlqejnë betejat, nominimi i bën ata më aktivë. Unë zgjedh Loredanën (nga divani i kuq).
Neda Balluku: Duke parë që aty ka lojtarë që nuk kanë dalë në fushë-betejë, me shumë keqardhje vë emrin e Livias (divani blu).
Tashmë Loredana dhe Livia janë në nominim kokë më kokë, teksa njëra prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën.