Negociatat në Stamboll/ Rusia: Presim delegacionin ukrainas për bisedimet e paqes
Kreu i delegacionit rus për negociatat me Ukrainën, Vladimir Medinsky, deklaroi se delegacioni rus do të presë palën ukrainase, e cila pritet të mbërrijë për bisedime që fillojnë në orën 10:00 ditën e nesërme. #BREAKING #UkraineWar The head of the Russian delegation for negotiations with Ukraine, Vladimir Medinsky, stated that the Russian delegation will be [...]Read More...

Kreu i delegacionit rus për negociatat me Ukrainën, Vladimir Medinsky, deklaroi se delegacioni rus do të presë palën ukrainase, e cila pritet të mbërrijë për bisedime që fillojnë në orën 10:00 ditën e nesërme.
#BREAKING #UkraineWar The head of the Russian delegation for negotiations with Ukraine, Vladimir Medinsky, stated that the Russian delegation will be waiting for the Ukrainian side, which is expected to arrive for talks beginning at 10 a.m. tomorrow.
— The National Independent (@NationalIndNews) May 15, 2025
Ndërkaq, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se do ta dërgojë një delegacion të nivelit të ulët për bisedime me zyrtarët rusë në Stamboll.
Shpresat për ndonjë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë u zbehën pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shmangu pjesëmarrjen në këto bisedime.
Zelensky mbërriti në Ankara më herët gjatë ditës, edhe pse tashmë ishte bërë e ditur se Putin nuk do të udhëtonte për të marrë pjesë në bisedime.
Ai gjithsesi u takua me Erdoganin në kryeqytetin turk, por nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll, duke thënë: “të gjithë e dimë kush i merr vendimet në Rusi”./abcnews.al