Negociatorët iranianë dhe perëndimorë bisedime në Stamboll mbi programin bërthamor

Delegacionet e diplomatëve nga Irani dhe grupi nga Gjermania, Franca dhe Britania po vazhdojnë bisedimet në Stamboll. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, takimi ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe do të mbahet në nivel zëvendësministrash të Jashtëm. Berlini, Parisi dhe Londra synojnë që të shtojnë presionin mbi Teheranin. Kërkesat kryesore të evropianëve [...]Read More...

Negociatorët iranianë dhe perëndimorë bisedime në Stamboll mbi programin bërthamor

Delegacionet e diplomatëve nga Irani dhe grupi nga Gjermania, Franca dhe Britania po vazhdojnë bisedimet në Stamboll.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, takimi ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe do të mbahet në nivel zëvendësministrash të Jashtëm.

Berlini, Parisi dhe Londra synojnë që të shtojnë presionin mbi Teheranin. Kërkesat kryesore të evropianëve përfshijnë lejimin e inspektorëve të OKB-së për qasje në objektet bërthamore të Republikës Islamike dhe sqarimin e fatit të rreth 400 kilogramëve uranium të pasuruar 60%, i cili ka humbur që nga sulmet ajrore të SHBA-së në tre objekte kryesore iraniane në qershor.

/abcnews.al/