Nëntë persona lëndohen nga një aksident mes dy veturave në Kopiliq
Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”.