Nëse ndodhë kjo gjë, Real Madridi do ta shesë Viniciusin pa menduar dy herë

Vinicius Jr. do të ketë një sezon vendimtar për të ardhmen e tij te Real Madridi, me drejtuesit që do ta vlerësojnë bazuar në paraqitjet e tij në fushë. Sipas gazetarit Julio Pulido nga El Larguero, braziliani mund të largohet nga “Los Blancos” nëse vazhdon me formën e paqëndrueshme që e ka karakterizuar kohët e […]

Nëse ndodhë kjo gjë, Real Madridi do ta shesë Viniciusin pa menduar dy herë

Vinicius Jr. do të ketë një sezon vendimtar për të ardhmen e tij te Real Madridi, me drejtuesit që do ta vlerësojnë bazuar në paraqitjet e tij në fushë.

Sipas gazetarit Julio Pulido nga El Larguero, braziliani mund të largohet nga “Los Blancos” nëse vazhdon me formën e paqëndrueshme që e ka karakterizuar kohët e fundit.

“Ky është një sezon ku Vinicius ka shumë në lojë për sa i përket rinovimit të kontratës”, raporton Pulido:

“Një tjetër sezon me kaq shumë zhurmë jashtë fushës dhe paraqitje nën nivel… nuk mendoj se do ta ndihmojë për të siguruar rinovimin shumëmilionësh që ai dëshiron.”

Pulido shton se marrëdhënia e brazilianit me tifozët gjithashtu po vuan: “As dashuria e pathyeshme që kishte me tifozët nuk është më e garantuar”.

Vinicius raportohet se kërkon një pagë të barabartë me Kylian Mbappe – rreth 30 milionë euro në vit – dhe një bonus të madh për rinovimin e kontratës. Por, ndryshe nga francezi, forma e tij nuk ka qenë në përputhje me pretendimet financiare, transneton telegrafi.

Megjithëse në Madrid kuptohet që Vini ka pasur probleme me dëmtimet, sezoni i ardhshëm nuk do të ketë më justifikime. Nëse nuk arrin të rikthehet në formën e tij më të mirë, klubi do të shqyrtojë seriozisht shitjen e tij.