Nesër mbahet seanca për njohjen e masës së sigurisë për Erion Veliaj

Nesër do të mbahet seanca për njohjen e masës së sigurisë për kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion. Me kërkesë të SPAK, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit arrestuan ditën e djeshme Veliajn, ndërsa gjykata e posaçme vendosi masën e ndalimit arrest me burg. Për arrestimin e Veliajt, […] The post Nesër mbahet seanca për njohjen e masës së sigurisë për Erion Veliaj appeared first on InfoShqip.com.

Nesër mbahet seanca për njohjen e masës së sigurisë për Erion Veliaj

Nesër do të mbahet seanca për njohjen e masës së sigurisë për kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion.

Me kërkesë të SPAK, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit arrestuan ditën e djeshme Veliajn, ndërsa gjykata e posaçme vendosi masën e ndalimit arrest me burg.

Për arrestimin e Veliajt, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e sheh arrestimin pa gjyq, si të padrejtë.

“Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë çerek milion zgjedhës, është një ngjarje e madhe të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjeçare s’kam koment. Drejtësia e re ka hyrë tani më në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e palëkundur. Por ama nuk kam më përse të mos i shprehim edhe opinionet kritike që sot në këtë fazë janë të nevojshme për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur, e cila jo vetëm të godasë majtas e djathtas kë konsideron të arsyeshme por edhe si një drejtësi me standarde të paqortueshme demokratike Evropiane”, tha Rama.

Prej kohësh, Erion Veliaj është nën llupën e SPAK. Ai ishte nën hetim nga prokuroria e posaçme lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mos deklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Prokuroria e akuzon Veliajn se ka shpërndarë paranë publike dhe ka dhënë leje ndërtimi tek disa subjekte tregtare, të lidhura ngushtë me të. Ndërkohë, gjykata ka urdhëruar që bashkëshortja e Veliajt, të mbahet në arrest shtëpiak si e dyshuar për “korrupsion pasiv” në 9 raste, për shpëlarje parash dhe për mos deklarim të ardhurash.

Po ashtu, SPAK njoftoi se për gjashtë persona të tjerë lidhur me veprat penale të Veliajt, është dhënë masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”./ Alsat.mk

The post Nesër mbahet seanca për njohjen e masës së sigurisë për Erion Veliaj appeared first on