Netanyahu zotohet për hakmarrje pasi Irani sulmoi një spital në Izrael
Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, teksa zyrtarët raportuan për “dëme të mëdha” në këtë spital. Qendra Shëndetësore Soroka është spitali kryesor në jug të Izraelit. Një zëdhënës i këtij spitali tha se ndërtesa ka pësuar “dëme të mëdha” në disa zona.Autoritetet në këtë qendër [...]Read More...

Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, teksa zyrtarët raportuan për “dëme të mëdha” në këtë spital.
Qendra Shëndetësore Soroka është spitali kryesor në jug të Izraelit. Një zëdhënës i këtij spitali tha se ndërtesa ka pësuar “dëme të mëdha” në disa zona.Autoritetet në këtë qendër shëndetësore u kanë kërkuar qytetarëve që të mos kërkojnë trajtim mjekësor në këtë institucion.
Një tjetër raketë goditi një ndërtesë të lartë dhe disa ndërtesa banimi në Tel Aviv. Të paktën 40 persona u plagosën nga këto sulme, tha Shërbimi i Shpëtimit i Izraelit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e dënoi sulmi ndaj spitalit dhe u zotua se do të kundërpërgjigjet.
“Tiranët në Teheran do të paguajnë çmim të lartë”, tha ai.
Spitali i goditur ka mbi 1.000 shtretër dhe ofron shërbim për pothuajse 1 milion banorë në jug të Izraelit, sipas uebfaqes së spitalit.