Netanyahu zotohet të hakmerret ndaj Houthi për sulmin e fundit në aeroportin izraelit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se do të hakmerret ndaj Houthi që goditën fillimisht me një raketë aeroportin Ben Gurion pranë Tel Avivit, duke shkaktuar ndërprerjen e shkurtër të trafikut ajror. “Ne shënjestruam aeroportin Ben Gurion me një raketë balistike hipersonike që goditi me sukses objektivin e saj”, tha Houthi, shkruan the Guardian. “Ne kemi [...]Read More...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se do të hakmerret ndaj Houthi që goditën fillimisht me një raketë aeroportin Ben Gurion pranë Tel Avivit, duke shkaktuar ndërprerjen e shkurtër të trafikut ajror.
“Ne shënjestruam aeroportin Ben Gurion me një raketë balistike hipersonike që goditi me sukses objektivin e saj”, tha Houthi, shkruan the Guardian.
“Ne kemi vepruar kundër tyre në të kaluarën dhe do të veprojmë në të ardhmen … nuk do të jetë vetëm një ‘bum’, por shumë”, paralajmëroi Netanyahu përpara një takimi të kabinetit të sigurisë.
Raketa goditi vetëm disa qindra metra nga terminali kryesor i pasagjerëve.
Gjashtë persona u lënduan.
“Kjo është hera e parë që një raketë bie kaq afër terminalit dhe pistës”, tha një zëdhënës i Autoritetit të Aeroporteve të Izraelit.