New York, plumba në diskotekë/ Autori ende i lirë, 3 të vrarë dhe 8 të plagosur nga të shtënat
Të paktën tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një klub të mbushur me njerëz në Brooklyn, New York. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale pas një konflikti mes personave të pranishëm. Sipas autoriteteve policore dy nga viktimat ishin 27 [...]Read More...

Të paktën tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një klub të mbushur me njerëz në Brooklyn, New York.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale pas një konflikti mes personave të pranishëm.
Sipas autoriteteve policore dy nga viktimat ishin 27 dhe 35 vjeç, ndërsa mosha e personit të tretë nuk dihet. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk kanë plagë që iu rrezikojnë jetën.
Nga hetimet e deritanishme policia dyshon se kanë qenë disa persona që kanë qëlluar, por nuk është bërë ende asnjë arrestim.
Hetuesit morën pamjet e kamerave të sigurisë në dispozicion rreth dhe zbuluan të paktën 36 gëzhoja në vendngjarje.
Një armë zjarri u sekuestrua pranë vendit të ngjarjes dhe policia po heton nëse është përdorur për krimin.
Të shtënat vijnë në mes të një viti me nivel rekord të ulët të rasteve të tilla në New York, megjithatë, pak kohë më parë gjatë këtij muaji të shtënat me armë në Times Square plagosën 3 persona.
/abcnews.al/