New York/ Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson, shkon në gjashtë numri i viktimave
Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson, duke ngritur alarmin e autoriteteve në New York. Sipas reagimeve të shumta në rrjete sociale, është dëgjuar një “tingull i fortë”, në momentin kur avioni është rrëzuar. Menjëherë njësitë tokësore dhe detare si edhe ekipet e departamentit të Zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes duke kryer një operacion [...]Read More...

Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson, duke ngritur alarmin e autoriteteve në New York.
Sipas reagimeve të shumta në rrjete sociale, është dëgjuar një “tingull i fortë”, në momentin kur avioni është rrëzuar.
Menjëherë njësitë tokësore dhe detare si edhe ekipet e departamentit të Zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes duke kryer një operacion shpëtimi.
Fillimisht u raportua për një viktimë. Fatkeqësisht gjatë kërkimeve nga ekipet e shpëtimit numri i viktimave ka shkuar në gjashtë. Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Footage from the scene of the helicopter crash in Manhattan, New York, on the Hudson River.
— Breaking News (@TheNewsTrending) April 10, 2025