Nga Sejdiu te Abdixhiku, Tërmkolli tregon si u nda përgjysmë LDK-ja
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli i është bashkuar zërave kritikë ndaj udhëheqësisë aktuale të LDK-së. Tërmkolli ka reaguar në një postim në Facbook, ku ka shkruar se LDK njëherë u nda përgjysmë nga Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci, e më pas nga Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku. “LDK-ën njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli i është bashkuar zërave kritikë ndaj udhëheqësisë aktuale të LDK-së.
Tërmkolli ka reaguar në një postim në Facbook, ku ka shkruar se LDK njëherë u nda përgjysmë nga Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci, e më pas nga Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku.
“LDK-ën njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci dhe atë gjysmë pastaj e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lulmiri. E kryqëzuan LDK-ën rugoviane”, ka shkruar Tërmkolli.
Ish-deputetja ka shtuar LDK është jeta jonë që nuk falet.
“Për herë të parë anëtarësia e LDK-ës doli jashtë “terrenit” rugovian me largimin dhe daljen masive në VV. Me projekte e me agjenda sorosiane dhe “andej kufinit”.! LDK është jeta jonë që nuk falet!”, ka theksuar Tërmkolli.