Nimani: Diaspora mbështet koalicionin AAK-Nisma, pritet rezultat befasues
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Artan Nimani, tha se gjendja në diasporë ka ndryshuar radikalisht sa i përket mbështetjes për koalicionin fitues, duke shtuar se takimet e zhvilluara në Gjermani, Zvicër, Itali dhe vende të tjera si SHBA, kanë treguar një angazhim të madh të diasporës për të mbështetur platformën e koalicionit. ‘’Gjendja në

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Artan Nimani, tha se gjendja në diasporë ka ndryshuar radikalisht sa i përket mbështetjes për koalicionin fitues, duke shtuar se takimet e zhvilluara në Gjermani, Zvicër, Itali dhe vende të tjera si SHBA, kanë treguar një angazhim të madh të diasporës për të mbështetur platformën e koalicionit.
‘’Gjendja në diasporë ka ndryshuar radikalisht sa i përket mbështetjes për koalicionin tonë fitues prandaj sa i përket takimeve tona që I kemi pasur në Gjermani,Zvicër,Itali por edhe vendet e tjera si HBA-të dhe unë mendoj që befasi këtyre zgjedhjeve do te jetë rezultati i koalicionit tonë fitues’’, tha Nimani për FrontOnline.
Nimani është i bindur se një numër i konsiderueshëm votuesish do të vijnë nga diaspora, pasi shumë qytetarë janë regjistruar përmes strukturave politike të koalicionit dhe kanë deklaruar se kanë kryer obligimin e tyre qytetar. Sipas tij, ky angazhim tregon se koalicioni i tij pritet të arrijë një rezultat të befasishëm në zgjedhjet e diasporës.
‘’ Një numër i konsideruar i votave do të vijnë, një numër i madh i qytetareve janë regjistruar përmes strukturave tona politike, pra kanë deklaruar se e kanë kryer obligimin e tyre qytetar prandaj pritet rezultat befasues për zgjedhjet e diasporës’’, deklaroi Nimani.