“Nimbus” : Varianti i ri i COVID-19 nën vëzhgim nga OBSH
Një variant i ri i koronavirusit, i quajtur “Nimbus”, është vënë nën mbikëqyrje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që nga fundi i majit. Ky variant është nëntip i Omicron-it dhe është duke u përhapur kryesisht në Azi dhe Australi. Edhe në Zvicër, ekspertët kanë vërejtur një rritje të lehtë të ngarkesës virale në ujërat […] The post “Nimbus” : Varianti i ri i COVID-19 nën vëzhgim nga OBSH appeared first on Albinfo.

Një variant i ri i koronavirusit, i quajtur “Nimbus”, është vënë nën mbikëqyrje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që nga fundi i majit. Ky variant është nëntip i Omicron-it dhe është duke u përhapur kryesisht në Azi dhe Australi.
Edhe në Zvicër, ekspertët kanë vërejtur një rritje të lehtë të ngarkesës virale në ujërat e zeza, ndonëse rastet mbeten në nivele të ulëta. Virologët Richard Neher dhe Volker Thiel theksojnë se nuk ka shenja për një valë të re pandemike, por një rritje graduale e rasteve mund të ndodhë në javët në vijim, transmeton albinfo.ch.
Simptomat më të përfolura përfshijnë dhimbje të forta fyti dhe lodhje, por deri tani nuk ka dëshmi se “Nimbus” shkakton forma më të rënda të sëmundjes krahasuar me variantet e mëparshme.
Ekspertët këshillojnë që vaksina të merret në konsultim me mjekun, sidomos nëse ka kaluar kohë nga infektimi ose doza e fundit. Ndërkohë, nuk ka rekomandime për kufizime udhëtimesh apo anulim pushimesh verore për shkak të këtij varianti.
The post “Nimbus” : Varianti i ri i COVID-19 nën vëzhgim nga OBSH appeared first on Albinfo.